Drejtues të institucioneve të drejtësisë pritet të raportojnë sot në Kuvend për punën gjatë 2024.
Axhenda e seancës ishte dakordësuar nga PD dhe PS, por PD prishi marrëveshjen duke kërkuar ndryshim të rregullave për pyetjet që do t’u drejtohen Dumanit dhe drejtuesve të tjerë të intsitucioneve.
Seanca është ndërprerë për të vendosur drejtuesit e grupeve parlamentare.
Taulant Balla kërcënoi se në rast të prishjes së marrëveshjes për të cilin ishte rënë dakord, nuk do të ketë debat, por do ta kalohet direkt në votim.
“E keni sjellë edhe me shkresën tuaj dakordësinë për kohën e debatit, dakordësinë edhe për pyetje. Pyetjet dhe i keni sjellë. Shumë faleminderit. Dhe janë depozituar të paktën për dy pikat e para të rendit të ditës: 25 + 57 bëjnë 82 pyetje — të paktën me matematikën jemi më mirë se ju 7 herë 7.
Kështu që për të gjitha këto kemi dakordësi të plotë. Dhe sa i përket pyetjeve, u sqarua më së miri. Sepse imagjinoni: 82 pyetje herë 3 minuta që të prezantosh një pyetje — i bie 246 minuta, ose 4 orë e pak.
Ndërkohë, merrni procesverbalin e Konferencës së Kryetarëve, se ju keni një problem shumë të madh: ju bini dakord për të mos rënë dakord.
Tani, për ta sjellë seancën në shinat e rregullores: në mungesë të kryetarit të grupit, zoti nënkryetar i grupit, më lejo të të them se, bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 103, kjo është rregullorja:
Ftesa juaj, kërkesa juaj për të shkelur rregulloren, as sot, as nesër, as pasnesër, as pas një muaji nuk do të marrë dakordësinë tonë.
Prandaj, i nderuar zoti drejtues i seancës, kryetar i Kuvendit, bazuar në nenet 49 dhe 52 të Rregullores, kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë bashkë me ju dhe dy kryetarët e grupeve prezentë.
Në rast se nuk do të kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, ju bëjmë me dije se, bazuar në nenin 49, do të kërkojmë ndërprerjen e diskutimit dhe kalimin në votim”, -u shpreh Balla./abcnews.al

