Ndërpritet procesi i vaksinimit në Fier, qytetarja: Vijmë lart e poshtë prej3 ditësh, nuk ka vaksina

schedule11:44 - 12 Prill, 2021

schedule 11:44 - 12 Prill, 2021

Në Fier prej tre ditësh nuk vijon procesi i vaksinimit pasi mungojnë dozat e  vaksinave.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC se akoma nuk ka një përgjigje në lidhje me këtë vonesë të vaksinave.

Ndërkohë qytetarët që ndodhen në ambientet e hapura për të marrë dozën e vaksinës theksojnë se qëndrojnë në pritje por nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tani.

Na kanë thirrur për vaksinat kemi ardhur për të shoqëruar prindërit, po rrimë në pritje por nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë” ka thënë një qytetare.

“Vijmë lart e poshtë prej 2-3 ditësh dhe nuk ka vaksina”, është shprehur një tjetër qytetare.

Ndërkohë një banor thekson se ka kaluar 24 ditë nga doza e parë e marrjes së vaksinës dhe pret që të marrë dozën tjetër, por akoma duket se është pa përgjigje për këtë fakt.

Më duhet ta bëj patjetër vaksinën, kam bërë dozën e parë para 24 ditësh dhe kam të dytën. E kalova shumë mirë dozën e parë nuk kisha asnjë shenjë”, ka thënë një qytetar./abcnews.al