Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik, pritet takimi final për “tymin e bardhë”

schedule18:56 - 3 Qershor, 2020

schedule 18:56 - 3 Qershor, 2020

Ndërpritet mbledhja e anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore në rezidencën e ambasadës amerikane.

Anëtarët kanë dalë nga rezidenca pas 7 orësh intensive bisedimesh bashkë me përfaqësuesit diplomatikë të BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi se mbledhja do të rifillojë sërish në orën 20:30, ku palët pritet të kthehen për një takim të shkurtër që me shumë gjasa do sjellë marrëveshjen mes tyre.

Ditën e djeshme, takimet mes tyre zgjatën për 9 orë. Në fund të këtij itinerari, ambasadorja e SHBA Yuri Kim deklaroi se ka përparim duke i bërë thirrje palëve të heqin dorë nga kërkesat për të cilat nuk arrihet  marrëveshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!