Artistët dhe mbështetësit e kauzës kundër prishjes së teatrit Kombëtar kanë vijuar të qëndrojnë brenda godinës edhe pse u ndërpre enegjia elektrike. Ata vijojnë të qëndrojnë ende atje, duke thënë se nuk tërhiqen përpara asnjë presioni.
Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë të heqin skenat e vendosura nga mbështetesit, për të penguar procesin e prishjes së Teatrit Kombëtar.
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, ka bërë rezistencë, ndaj situata vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. /ABC News Albania 24/7