Pasditen e së enjtes në Bulqizë ka patur një përmirësim të situatës së motit. Aktualisht po fryn vetëm një erë e lehtë dhe ka ndërprerje të reshjeve të dëborës.
Në të gjithë qytetin qarkullohet normalisht, ndërsa raportohet të jetë e bllokuar Lura. Në aksin Ura e Cerenecit- Qafë Buall-Krastë qarkullohet me zinxhirë.
Në orët e paradites zona e Bulqizës në Dibër u përfshi nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erë dhe borë. /abcnews.al