Ndërprerje energjie në të gjithë vendin/ Ministria: Defekti në linja nisi në Greqi, shkak ngarkesa në rrjet dhe i nxehti

schedule13:11 - 21 Qershor, 2024

schedule 13:11 - 21 Qershor, 2024

Tirana dhe disa qytete të tjera në  vendin tonë dhe  rajon mesditën e të premtes mbetën për rreth  30 minuta pa energji elektrike.

Volume e larta të transmetimit për shkak të temperaturave  ekstreme sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u  bën shkak për shkëputjen totale të linjave në Shqipëri dhe Malin e Zi.

Defekti nisi nga linja e interkoneksionit  me Greqinë dhe më pas sqaroi ministria vijoji efekti kaskadë në të gjithë vendin.

Probleme u konstatuan dhe në  linjën në Prizren.

Grupet e punës së Operatorit të Sistemi të Transmetimit  u shpërndanë në terren për të riparuar defektin dhe energjia elektrike u rikthye shpejt  në shumë qytete.

E premtja sipas meteorologëve ishte dita më e nxehtë e muajit  e cila shënoi temperatuara të pazakonta për qershorin.

Në zona të caktuara të vendit termometri regjistroi vlera deri në 41 gradë celcius./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!