Ndërprerja e mandatit, avokati i Kajmakut: I paligjshëm, Prokuroria të priste letërporositë nga Greqia

schedule18:06 - 1 Nëntor, 2019

schedule 18:06 - 1 Nëntor, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me unanimitet vendosi ndërprerjen e mandatit të Agim Kajmakut, pasi prokuroria konfirmoi akuzat e Partisë Demokratike, se Kajmaku kishte fshehur një procedim në Greqi, në vitin 2003 me emrin Jorgo Toto.

I ftuar në studion e ABC News, Avokati i ish kryebashkiakut të Vorës, Isuf Shehu thotë se ndërprerja e mandatit të Agim Kajmakut është e paligjshme.

Sipas tij çështja për të cilën akuzohet nuk përfshihet në listën e dekriminalizimit, ndërsa porkuroia thekosn ai duhet të priste përgjigje të letërporosive nga Greqia.

“Ishte i paligjshëm, çështja për të cilën akuzohet nuk përfshihet në listën e dekriminalizimit. Nuk jemi para një vepre penale dhe prokuroria duhet të kishte pritur letërporosinë nga autoritete greke. prokuroria pasi ka marrë këkrkesën nga KQZ duhet të priste

KQZ ka detyrim ligjor që të presë letërporositë. Nuk e di pse prokuroria e nguti dhe procedoi këtë lloj procedure, se kjo është ajo çfarë procedura dikton”.

Ai njoftoi se do të ankimojë vendimin, në mënyrë që të zbardhet e vërteta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!