Ndërprerja e energjisë elektrike/ Kreu i ERE: Nuk ishte problem i sistemit shqiptar, u prekën disa vende

schedule15:13 - 24 Qershor, 2024

schedule 15:13 - 24 Qershor, 2024

Ekspertët europianë dhe një institucion i pavarur  po hetojnë ndërperjen e energjisë elektrike në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.

Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese Petrit Ahmeti tha se ende nuk dihet se pse ndodhi ai defekt i rëndë ndërsa sistemi energjitik shqiptar u rikthye  në punë shumë shpejt.

“Sistemi 400 kilovolt është një sistem i cili përfaqëson një garanci relativisht të lartë të siogurisë e cila shpesh bën pjesë në sigurinë kombëtare, natyrisht. Serioziteti i problemit është i tillë, që unë jam i mendimit dhe unë sugjeroj që ne të presim një analizë nga ky institucion ndërkombëtar, i cili do të bëjë një analizë të pavarur”, theksoi ai.

Kreu i ERE theksoi se reagimi institucioneve shqiptare ishte i menjëhershëm dhe sistemi energjitik shqiptar u rivu në punë i pari.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023, kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti tha se situata në sektorin elektroenergjetik,vitin që shkoi ishte i mirë nga pikëpamja hidrike duke prodhuar 30% më shumë energji sesa mesatarja shumëvjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!