Nderon Shqipërinë në sportin e skive, Lara Colturi gati për garat e ardhshme në Austri, Sllovaki e Itali

schedule15:56 - 9 Janar, 2024

schedule 15:56 - 9 Janar, 2024

Vitet e fundit vendi ynë po njihet me rritje të jashtëzakonshme, në arenën sportive mbarëmbotërore, por ajo çka është më e bukura është se këtë herë, nuk janë vetëm futbolli e peshëngritja, që po na nxjerrin në “dritë”, por edhe sporte të tjera, si boksi, judo e prej thuajse 2 vitesh edhe skitë.

Italianja me mama shqiptare, e cila zgjodhi të përfaqësojë vendin tonë, Lara Colturi me performancat e saj ka përmirësuar shumë imazhin e sportit të skive në vendin tonë dhe tashmë sportistja e talentuar e ka lënë pas dëmtimin, që pësoi para pak kohësh dhe gradualisht po arrin formën e saj më të mirë.

Colturi konsiderohet si një nga sportistet e së ardhmes në vendin tonë dhe shihet mundësia që të jetë kandidate për t’i sjellë vendit tonë një medalje olimpike, teksa së fundmi, skiatorja kuqezi po merr pjesë në botërorin e skive dhe në garat e fundit ka regjistruar rezultate tejet pozitive dhe për të thënë të drejtën, goxha premtuese.

Më 16 janar, Colturi do të garojë në Austri, ndërsa më pas do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e saj në Sllovaki dhe në fund në Itali. Skiatorja kuqezi po rritet gradualisht, duke e promovuar vendin tonë në arenë ndërkombëtare me paraqitjet e saj, në një sport, që deri para pak kohësh mund të thuhet me plot gojë se ishim “të panjohur”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!