Nderoi nazistin në prani të Zelenskyt, zyrtari kanadez jep dorëheqjen

schedule22:00 - 26 Shtator, 2023

schedule 22:00 - 26 Shtator, 2023

Kryetari kanadez i Dhomës së Komunave, Anthony Rota dha dorëheqjen të martën pas një incidenti javën e kaluar, në të cilin ai lavdëroi një veteran 98-vjeçar ukrainas të njësisë naziste të Luftës së Dytë Botërore.

Anthony Rota këtkoi falje për atë që ndodhi në prani të kryeministrit të vendit, Justin Trudeau, por refuzoi të jepte dorëheqjen.

Megjithatë, Ministrja e Jashtme Melanie Jolie bëri thirrje për dorëheqjen e tij.

Të martën, siç raporton BBC, Rota, pas një takimi me zyrtarë të partisë, tha se duhet të japë dorëheqjen, duke shprehur gjithashtu keqardhje për incidentin.

Gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Otavë të premten e kaluar, Kryetari i Dhomës Anthony Rota u bëri thirrje deputetëve të duartrokasin veteranin ukrainas 98-vjeçar, Yaroslav Hunka. Por sipas organizatave hebraike, Hunka luftoi me Divizionin e 14-të Vullnetar të Waffen SS.

Incidenti, shkaktoi krizë dhe siklet për qeverinë liberale të Kanadasë. Të hënën, kryeministri Justin Trudeau e quajti ngjarjen “të papranueshme dhe shqetësuese”.

Përballë reagimit të ashpër, Rota i kërkoi falje Parlamentit të hënën, por refuzoi të jepte dorëheqjen.

“Ishte një turp për Dhomën e Përfaqësuesve dhe për Kanadezët dhe mendoj se kryetari duhet të dëgjojë deputetët dhe të japë dorëheqjen”, u tha Jolie gazetarëve përpara mbledhjes së kabinetit.

“Është mirë që kryetari Rota kërkoi falje personalisht dhe jam i sigurt se ai tani po mendon se si të sigurojë dinjitetin e Dhomës në të ardhmen,” u tha Trudeau gazetarëve përpara një takimi të kabinetit sot.

Zyrtarë të lartë nga katër partitë kryesore politike në Parlament janë planifikuar të takohen më vonë sot për të diskutuar këtë çështje. Në rast se Rota refuzon të japë dorëheqjen, deputetët kanë mundësinë të bëjnë një propozim formal për shkarkimin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!