Nga Leontina Nikaj
Kujtohet 175-vjetori i lindjes së Naim Frshërit, poetit i cili hodhi bazat e letërsisë kombëtare. Veprimtaria shkencore në nder të figurës qendrore të letërsisë së Rilindjes u organizua si bashkëpunim i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve dhe Akademisë së Shkencave.
Akademiku Pëllumb Xhufi e vë theksin tek zgjimi i vetëdijes kombëtare përmes të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve, me poemën për Skënderbeun.
Studiuesi i letërsisë Begzad Baliu e vë theksin tek porosia e Naim Frashërit në veprën e Rexhep Qosjes.
Në këtë jubile u prezantua edhe vepra, “Naim Frashëri” ku përfshinë poezi, shkrime rreth jetës dhe veprës së tij si dhe studim mbi “ Lulet e Verës”./Abcnews.al