Nderohet edhe Erling Haaland, “vikingu” i City fiton çmimin “Gerd Muller”

schedule21:54 - 30 Tetor, 2023

schedule 21:54 - 30 Tetor, 2023

Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Pas ndarjes së çmimit “Kopa”, “Socrates”, atij për skuadrën më të mirë në futbollin e femrave dhe çmimit “Yashin”, tashmë është ndarë edhe çmimi “Gerd Muller”, që i takon sulmuesit më të mirë të vitit.

I dorëzuar nga “legjenda” e futbollit anglez, Gary Lineker, çmimi ka shkuar në duart e “përbindëshit” norvegjez të sulmit, Erling Haaland, i cili sezonin e shkuar shënoi plot 52 gola e dhuroi 9 asistime, në 53 paraqitjet e zhvilluara me “qytetarët” e Manchester City. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!