Nderohet dirigjenti i parë i operas Mustafa Krantja, i biri rrëfen emocionet mes dy brezave

schedule16:37 - 16 Tetor, 2021

schedule 16:37 - 16 Tetor, 2021

Nga Leonita Nika

Koncerti “Baketa e parë e operas shqiptare” Mustafa Krantja, çeli sezonin artistik 2021- 2022 të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit. Premiera vjen në kujtim të 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të çdo orkestre. Ky koncert e mbush me emocione të birin Ermir Krantja, i cili vazhdoi rrugën e të atit, atë të dirigjimit.

Programi ka dalë nga shtrati i traditës së operas thekson Krantja. Pasi rreshton vlerat e babait në dimensione të ndryshme veçon edhe vlerësimin që ai kishte për kolegët artistë.

Por, të ecësh në rrugën e një emri të njohur siç ai kishte babain nuk ishte e lehtë. Kujton një moment të veçantë urimin e marrë pas diplomës.

Ndërsa, dy këshillat që ai i ka dhënë në të gjallë ishin mjaft domethënëse për të ardhmen.

Në periudhën e diktaturës, jeta për artistët nuk ishte e lehtë, ai kujton se si ai së bashku me Cesk Zadenë dhe Tish Daijën kundërshtuan sistemin, për drejtimin e artit dhe më pas u survejuan.

Viti 2021 për historinë e TKOBAP-së është një vit i rëndësishëm dhe jubilar, sepse përkon me përvjetorin e 65-të të krijimit të tij dhe atë të 100- vjetorit të lindjes se një prej themeluesve të këtij institucioni, dirigjentit dhe drejtuesit të parë, Mustafa Krantja. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!