Ndërkombëtarët urojnë Bajram Begajn: Përgëzojmë Presidentin e ri të Republikës

schedule20:26 - 4 Qershor, 2022

schedule 20:26 - 4 Qershor, 2022

Kanë ardhur reagimet e para, nga ndërkombëtarët për zgjedhjen e Bajram Begaj si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, në një mesazh në rrjetet sociale, komisioneri Varhelyi thekson se mezi pret që Begaj të marrë detyrën, më 24 korrik, që të punojnë së bashku për të çuar përpara rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi.

 

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar, i pari nga radhët e ndërkombëtarëve, për detyrën e Presidentit Bajram Begajt, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.

Në një postim në “Tëitter”, Borrell shkruan: “Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane.

Ambasada Gjermane në Tiranë  po ashtu ka uruar Bajram Begajn pas zgjedhjes si Presidenti i ri i Shqipërisë.

“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme.

Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive.

Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

Presidentin e ri të Republikës, Bajram Begajn e ka uruar për postin e ri edhe prezenca e OSBE në Tiranë. Përmes një postimi në Twitter, prezenca e OSBE shkruan se  pret me kënaqësi një bashkëpunim të fytshëm.

“Përgëzime të sinqerta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në postim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!