Ndërkombëtarët krah Kosovës? Surroi: Kriza nuk ka përfunduar, këto janë pasoja të marrëveshjes së Ohrit

schedule20:52 - 28 Shtator, 2023

schedule 20:52 - 28 Shtator, 2023

 

Publicisti, Veton Surroi në një lidhje live  me emisionin “Real Story”, foli në lidhje me situatën që është Kosova sot, pak ditë pas sulmit të ditës së dielë nga një grup paraushtarak, ku mbeti i vrarë  edhe polici, Afrim Bunjaku.

Surroi tha se kriza në Kosovë nuk ka përfunduar edhe pse, pas kësaj ngjarjeje, ndërkombëtarët janë rreshtuar krahë Kosovës.

“Jo kriza nuk ka përfunduar. Do të thotë që rendi dhe ligji duhet të vendosen në të gjitha pjesët e Kosovës, në momentin kur të ekmi njerëz të  zgjedhur në krye të pushtetit vendor dhe përfaqësim përkatës në nivel të Republikës.

Sa përket sigurisë kjo e së dielës ka qenë jashtëzakonisht indikativë sepse kemi hyrë në një faze të re , pas të cilës nuk ka kthim prapa. Sepse kemi pasur një  hyrje të një grupi paraushtarak, i cili ka pasur për qëllim destabilitetin në Kosovën nëpërmjet dhunës së armatosur” tha Surroi.

Në lidhje të ardhmen që pritet mes Kosovës dhe Serbisë dhe një rrugëdalje të mundshme, publicisti tha se së pari duhet të ketë një dakordim të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ata që ka ndodhur

Duhet shkuar hap pas hapi. Çështja e parë është dakordimi  Kosovë – Serbi, për atë që ka ndodhur. Për Kosovën dhe pjesën më të madhe të botës, ky ka qenë veprim i një formacioni paraushtarak i cili për këto vende është quajtur sulm terrorsit,  ndërsa për Serbinë ka qenë një përligjie e një veprimi që ka qenë më pasoja tragjike.

Këtu duhet të kemi një përbashkësim të vlerave. Nuk mund të zhvillosh proces negociator, kur lejon të dhunë” shtoi ai.

Pyetjes se ka vdekur marrëveshja e Ohrit, Surroi iu përgjigj se këto ngjarje të fundit, kanë ardhur pikëerisht për shkak të kësaj marrëveshjeje.

“Marrëveshja e Ohrit ka një interpretim të çuditshëm. Kurti ka pranuar ta nënshkruajë, ai i Serbisë jo. Deputetë të kuvendit të Serbisë thonë se nuk ekziston një nënshkrim apo dakordim.

Ndërkohë BE e  konsideron si një marrëveshje obliguese. Efektet e kësaj marrëveshje të pa nëshkruar u panë në Banjskë.

Nuk mund të thuash që ti njeh kufinjtë ë Kosovës dhe në anën tjetër të përkrahësh veprimet e njësive paraushtarake” theksoi ai./abcnews.al