Ndërhyrjet në Gjirokastër, Rami: Sigurohen banesat

schedule19:46 - 15 Nëntor, 2018

schedule 19:46 - 15 Nëntor, 2018

Kryetarja e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami inspektoi nga afër punimet që po kryhen tek Kodra e Shtufit pas problemeve që u shfaqën me rrëshqitjet e dherave në fillim të këtij viti. Sipas kryebashkiakes Rami nuk ka rrezik më për banesat, ndërkohë që pritet të bëhet një studim tjetër më i plotë për zonën.

Punimet po vazhdojnë në Kodrën e Shtufit. Projekti deri tani është zbatuar në masen 30 % për marrjen e masave inxhinierike të zonës, e cila pësoi shkarje masive në fillim të këtij viti. Sipas bashkiakes Zamira Rami, do të garantohet 100 % siguri për banesat e rrezikuara.

Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër: “Studimi që është bërë i është referuar patjetër masës së dheut tek pallati, por besoj se dhe për shtëpitë që kanë qenë të rrezikuara dimrin e kaluar. Garantohet 100% qëndruueshmëria e tyre.”

Ndërhyrje po bëhen edhe në Lagjen “Punëtori”. Rami thotë se duhet një studim i mirëfilltë i të gjithë Kodrës ku ka patur rrëshqitje dherash.

“Të vazhdojmë punën në lidhje edhe me një studim të zgjeruar edhe për sa i takon një mobilizimi të të gjithë kodrës së lagjes Cfak.”

Një fond prej 70.557.169 lekësh pritet të rikthejë në identitet këtë zonë problematike ku edhe rruga u shemb tërësisht nga rreshjet e shumta të fillim vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!