“Ndërhyrjet në Kodin Penal, negative”, Beqiri: E kemi kthyer në primitivitet, është përkeqësuar

schedule13:23 - 3 Maj, 2024

schedule 13:23 - 3 Maj, 2024

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se një Kod i ri Penal është i nevojshëm, por do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Drafti që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, sipas Manjës reflekton 61 direktiva të BE.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli për ndryshimet në Kodin Penal, ku tha se ndryshimet në Kodin Penal janë negative, ndërsa shtoi se “kemi shkarë rëndë që nga parimet e mëdha të kodit”.

Ndër të tjera ai tha se ligji nuk po respektohet në Shqipëri dhe se zbatimi i tij është përkeqësuar dhe se gjykata penale është kthyer në primitivitet.

“Shumica e tyre negative, në vend ta përmirësonin e kanë përkeqësuar Kodin Penal. Nëse flasim për të drejtën penale kemi shkuar aq pas sa duhet një kohë shumë e gjatë që të përmirësojmë situatën. Kemi shkarë rëndë që nga parimet e mëdha të kodit. Është turp që edhe katër elementët e veprës penale, ana objektive, subjektive, objekti dhe subjekti, nuk i dinë dhe nuk i respektojnë. E kemi kthyer gjykatën penale në një primitivitet. Gjykatësit veprojnë me kokën e tyre. Ka ardhur koha të ndryshohet Kodi Penal por jo me promovime. Po të flasim për kod Penal, Civil, i kemi si tu bëhet më mirë atyre gjyqtarëve dhe ata fusin dispozita. Është çmenduri po ta mendosh.

30 përqind të Kodit Penal të sotëm, veprat që ndodhin në vendin tonë nuk i kemi në dispozita pra 30 përqind duhet të jenë dispozita të reja. Ne kemi defekt serioz te dënimet alternative.

Kodi penal duhet bërë shumë paragrafë dhe duhet zvogëluar sfera e mundësisë. Në kodin penal duhet të mos kemi fiksione. E kemi lirimin para kohe me kusht, e kemi kot. Ligjin e kemi mirë, por nuk zbatohet më. “, tha avokati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!