Ndërhyrjeje estetike? Leonora Jakupi tregon sekretin e fytyrës

schedule17:44 - 29 Prill, 2021

schedule 17:44 - 29 Prill, 2021

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo pëlqehet dhe komentohet shumë si në muzikë ashtu edhe për pamjen e jashtme.

Së fundmi, këngëtarja ndau në profilin e saj në “Instagram”, disa foto, në të cilat shihej e veshur si sulltaneshë.

Me flokë të lëshuar e me onde të mëdha, me aksesorë në kokë e në duar, ajo kishte nxjerrë në pah tiparet e bukura të fytyrës.

Mirëpo, disa ndjekës mendojnë se në këtë foto Leonora duke më ndryshe se tek të tjerat, prandaj e kanë pyetur se çfarë i ka bërë fytyrës.

Ndërkohë këngëtarja nuk ka nguruar të përgjigjet duke treguar “sekretin” e saj dhe të hidhte poshtë të gjitha aludimet se mund t’i ishte nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje estetike.

“Për të gjithë ju që më keni pyetur se çfarë kam bërë… Domethënë ky është një trajtim rigjenerues i lëkurës me kolagjen detar”, ka shkruar Leonora krahas fotos ku shihej me një maskë në fytyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!