Ndërhyrja në TIMS/ Hajdari: Të dhënat s’janë dërguar dot në ‘destinacion’. Gazetarja: Drejtori i IT-së rezulton i dënuar në Itali

schedule22:48 - 15 Prill, 2024

schedule 22:48 - 15 Prill, 2024

Ish prokurori, Shkëlqim Hajdari tha në emisionin “360 gradë” se të dhënat e sistemit TIMS nuk janë dërguar dot në “destinacionin” që kishte për qëllim drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i cili është vënë nën akuzë dhe ndodhet në arrest shtëpie.

“Atë që e administrojnë sistemin TIMS. Organi më i lartë ligjor është drejtori i përgjithshëm i policisë. Mundet që drejtori i përgjithshëm është i qartë dhe nëse ka ndodhur gjë, është jashtë përgjegjësisë së tij sepse ka zëvendës drejtora, departamente. e rëndësishme që personi që tashmë është vënë para drejtësisë kuptohet që mesa shoh ka arritur t’i marrë por jo t’i çojë në destinacion.”, u shpreh ish prokurori.

Ndërkohë gazetarja Anduena Llabani thotë se drejtori i IT-së, Ervin Muça rezulton i dënuar më parë për vjedhje makinash në Itali.

“Për historinë në fjalë ka qenë e informuar ambasada amerikane. Amerikanët punojnë me sistemin SPAR. Amerikanët kanë qenë të parët që kanë vrapuar në dyert e  prokurorisë pas skandalit që të fillojë dhe të hetojë se kush e futi këtë indiovid me dy drejtorë që nuk ka lidhje fare as me policinë etj është interesi primar. Kush guxon dhe futet. Unë e di që është tentativë dhe nuk janë përftuar këto të dhëna. Sepse harddisku është vendosur në një orar pas mesnatës dhe si duket procedura e kopjimit ka dashur më shumë seç duhej. Dhe paditja nga punonjës të policisë së shtetit që kanë parë personazhet në zyrë që vepronin e ka bërë të pamundur marrjen e të dhënave të kopjuara. Ky është krim shtetëror, SPAK duhet të ndërhyjë.”, tha Llabani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!