Ndërhyrja horror, Aubameyang kërkon falje publike

schedule21:26 - 11 Janar, 2020

schedule 21:26 - 11 Janar, 2020

Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka kërkuar falje publike për ndërhyrjen e ashpër që bëri kundrejt Max Meyer.

Bomberi nga Gaboni shënoi golin e parë të sfidës në barazimin 1-1 ndaj Crystal Palace, si dhe u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj lojtarit gjerman në minutën e 68-të.

Për këtë ndërhyrje të tij, Aubameyang shkroi: “Shpresoj që Max Meyer të rikuperohet sa më shpejt. Unë sinqerisht nuk doja të bëja një ndërhyrje të tillë kaq të ashpër.

E vlerësoj të gjithë skuadrën që luftoi deri në fund për të fituar, por për fat të keq, në fund largohemi me vetëm një barazim. Vazhdojmë përpara”, shkroi Aubameyang./abcnews.al