Ndërhyrja e veçantë kirurgjikale, mjekët e “Spitalit Amerikan 1” ndërhyrje përmes hundës

schedule14:56 - 4 Qershor, 2020

schedule 14:56 - 4 Qershor, 2020

Kjo masë tumorale beninje në këtë pjesë të trurit një të sëmurë në moshë të mesme po e çonte drejt humbjes së shikimit.

Mjekët e Spitalit Amerikan 1 në Tiranë, kirurgu ORL Alfred Aga dhe neurokirurgu Artur Xhumari arritën ta heqin plotësisht.  Pa prerje në kokë dhe pa shkaktuar traumë tek i sëmuri.

Ndërhyrjen e veçantë kirurgjikale që kanë realizuar e shpjegojnë vetë mjekët.

“Konsiston në heqjen e masave apo lezioneve  tumorale apo beninje me anë të rrugës endoskopike, nëpërmjet hundës, pa qene nevoja të çahet kafka, të hapet nga sipër.  E gjithë ndërhyrja kryhet me endoskop dhe telekamera. Hapim pjesë sinusesh që janë në kontakt me bazën kraniale, çatinë e hundës, neurokirurgu arrin ti heqë pa qenë nevoja për kirurgji invazive që është traumatike për pacientët”, thotë mjeku Aga.

Ndërsa mjeku Artur Xhumari u shpreh:

“Kjo kirurgji është rruga e përbashkët orl dhe neurokirurg dhe është një rrugë që shërben për të trajtuar pathologjithë e bazës kraniale anteriore. Më të shpeshta janë adenoma e hipofizës, meningeomat ose kranioferingeomat. Masa beninje nëse arrihet të hiqet e plote nuk përsëritet më dhe sëmundja quhet e shëruar”.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale tregojnë mjekët i jep zgjidhje jo vetëm problemeve në shikim, por dhe atyre endokrine.

Rezultatet vihen re menjëherë ndërsa koha e rikuperimit të pacientit është më e shpejtë.

“Kjo rrugë me këtë ekip kryhet vetëm këtu. Rruga përmes kokës ka raste që është më pak e zgjedhur. Një ndër avantazhet është që nuk e prekim fare trurin. Kur e shohim themi kemi hequr tumorin dhe mbyllet operacioni.  Koha e rikuperimit është më e shpejtë dhe me cilësore”, tha Xhumari.

Ndërsa Aga u shpreh:

“Sëmundja për të cilën bëhet fjalë ishte beninje, me kalimin e kohës jep probleme në shikim pasi zhvillohet në kontakt me nervin e shikimit. Sëmundjet e zonës së hipofizës kanë këtë veçori. Nëse rriten masat, shtypin nervin  e  syrit dhe krijojnë dëmtime të shikimit. Ndërhyrja në kohë bën që pacienti të rikuperojë shikimin. pacienti për shumë pak ditë është në gjendje të levizë”.

Ekipi i kirurgjisë së bazës kraniale në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë një ndërhyrje të tillë kirurgjikale ka arritur ta realizojë me sukses tek dhjetëra paciente./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!