Ndërhyrja e rrallë në QSUT, mjekët i shpëtojnë jetën gruas me tumor primar renal

schedule10:46 - 14 Qershor, 2021

schedule 10:46 - 14 Qershor, 2021

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është kryer në  Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se  një operacion tejet kompleks, që ka zgjatur 7 orë, te një paciente 54-vjeçare me tumor primar renal, së cilës mjekët i kanë shpëtuar jetën.

“Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54 vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën.

Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi,”shkruan Manastirliu./abcnews.al