Mendohet se në orët e mesditës së sotme në Liqenin e Banjës ka rënë një makinë e tipit mercedez-benz, ku drejtuesi i automjeti, një 57-vjecar G.H banues në Tiranë ka humbur jetën.
Sic raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, sipas raportimeve të para mësohet se 57-vjeçari ka qenë në Tiranë ku ka kryer dializën.
Lexo edhe: Ishte nisur për të takuar të afërmit, kush është 57-vjeçari që humbi jetën tek liqeni i Banjës
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Cërrik-Gramsh.
Për momentin policia e ka të pamundur të hyjë për të kërkuar për trupa të tjerë, për shkak të thellësisë së këtij liqeni, e cila shkon në rreth 100 m thellësi.
Nga ana e policisë nuk konfirmohet ende se sa persona mund të kenë qenë në automjet.
Pritet që në orët në vijim polumbarët e forcave të RENEA-s të kryejnë kontrollin me mjete të specializuara./abcnews.al