Ndërhyri të ndalonte konfliktin dhe e goditën me thikë, si është gjendja shëndetësore e policit në Himarë

schedule10:28 - 16 Gusht, 2023

schedule 10:28 - 16 Gusht, 2023

Gazetari i ABC, Elton Nika ka raportuar se gjendja shëndetësore e efektivit të policisë, i cili u plagos të martën në Himarë, ka përmirësim.

“Nga informacionet e fundit mund të themi që ka një përmirësim të gjendjes shëndetësore të efektivit të policisë, 25-vjeçarit Redin Caushaj, i cili në fakt mbrëmjen e djeshme ka mbetur i plagosur nga një 60-vjeçar”, tha ai për “Shqipëria Sot”.

Si ndodhi ngjarja në fshatin Pilur të Himarës?

Sipas Nikajt, ka qene një konflikt midis disa personave dhe 25-vjeçari Caushaj dhe pse ka qëne jashtë shërbimit ka bërë të mundur për të ndërhyrë që sherri të mos agravonte, por pikërisht aty ai është goditur me një mjet prerës dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!