Donald Trump pritet të dalë sot para një gjykate në Uashington për t’iu përgjigjur akuzave për komplot për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës.
Dy ditë pas akuzave të reja kundër ish-presidentit amerikan, gjyqi do të zhvillohet në një gjykatë federale pranë Kapitolit të SHBA, ku mbështetësit e tij sulmuan më 6 janar 2021, në atë që prokurorët thonë se ishte kulmi i komplotit të supozuar.
Trump, 77 vjeç, pritet të deklarohet i pafajshëm në seancën përpara gjyqtares Moxila Upadhyaya.
Kjo është çështja e tretë penale e profilit të lartë kundër ish-presidentit dhe më e rënda nga ato që kërcënojnë të dëmtojnë kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
Trump tashmë është planifikuar të dalë në gjyq në Florida majin e ardhshëm për dokumentet e klasifikuara që ruajti në Mar-a-Lago në Palm Beach.
Ish-presidenti i akuzuar dy herë përballet gjithashtu me akuza penale në Nju Jork për akuzën se ka paguar yllin porno Stormy Daniels në prag të zgjedhjeve për ta penguar atë të flasë publikisht për lidhjen e tyre.
/abcnews.al