Gjykata Penale e Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë së “arrestit shtëpiak” për Drejtorin e IT, në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme ne sistemin policor TIMS.
Para togave të zeza, avokati mbrojtës I Ervin Muçës ka kërkuar që ai të hetohet pa masë sigurie, me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Sipas tij, ndonëse sistemi TIMS, I bëhej “back up”, ishte e nevojshme mbajtja e një kopjeje “offline” ne kasafortën e Policisë së Shtetit. Kjo sipas tij ka qenë edhe arsyeja se pse ka tentuar që të bëjë kopjimin e të dhënave nga sistemi TIMS.
Muça dyshohet për veprën penale “ndërhyrje të pa autorizuar në rrjetet kompjuterike”, ndërsa para se të hynte në gjykatë ai deklaroi se nuk ka
“Është e gjitha një spekulim mediatik. Unë deklarohem i pafajshëm. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Kam zbatuar vetëm detyrën. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj”, tha ai.
Prokuroria e Tiranës pas hetimeve për ndërhyrjet në sistemin TIMS njoftoi më 9 prill marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Sipas hetimeve, bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023,dyshohet se Muça bashkë me persona të paautorizuar kanë hyrë gjatë natës në zyrë dhe kanë vjedhur të dhënat.
/abcnews.al