Ndasitë mes partive shqiptare në RMV/ Përgjigjet Xhaferi: Historia na tregon se koalicione të tilla nuk kanë zgjatur shumë

schedule20:18 - 29 Shkurt, 2024

schedule 20:18 - 29 Shkurt, 2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, foli për ndasitë mes faktorit politik shqiptar, të cilët në vend të bashkimit, kanë gjetur forma të tjera për të sfiduar politikisht njëri-tjetrit.

Duke komentuar situatën jashtë dhe rivalët e BDI, Xhaferi thotë se koalicione të tilla nuk kanë rezistuar gjatë në Maqedoninë e Veriut.

Pjesa nga intervista:

 Kryeministër çfarë po ndodh me faktorin shqiptar atje, pse ndodhin këto ndasi duket sikur duan të na e prishin dasmën, ditën e dasmës

Talat Xhaferi: Siç thash janë çështje të perceptimit të politik bërjes në vend dhe janë kompetencë e subjekteve politike që mendoj që nuk është temë për të cilën unë duhet të merrem në formën analitike dhe të bëj analizë politike për atë se çfarë ndodh në subjekte politike. Supozoj që të jetë koncept, vuajtje për atë të të ndjerit të vetes lider ose pretendimi për të qenë lider. Dallimi është aty po sidoqoftë ato janë veprime vetjake të subjekteve politike dhe në mënyrë analitike nuk do bëjnë analizë dhe të nxjerr konkluzione për ta bërë punën se çfarë ndodh me to. Historia e afërt na tregon se çdo koalicion që është bërë i asaj forme nuk ka zgjatur aspak. Madje edhe ajo pjesë që sot bën opozitën dhe koalicionin opozitar tregon se në disa situata paraprake duke qenë koalicione parazgjedhore, mbas zgjedhjeve për një vit një vit e gjysmë kanë prish koalicionet paraprake dhe kanë dalë, janë ndarë.

Ky është dallimi mes BDI dhe partive të tjera shqiptare, BDI i ka shpëtuar kësaj sindrome ndaj edhe e shtroj pyetjen pse BDI nuk është prekur nga ky lloj virusi?

Talat Xhaferi: BDI nuk është imun, kemi raste në fillim në mandatin e parë 2002-2004 deputeti Shaqiri i zgjedhur në listat e BDI doli me mospajtimet projeksionet këndvështrimet e asaj çka është politika dhe politik bërja. Më vonë shefi i shtabit u pat ndarë. Janë çështje që edhe neve na kanë përcjell por nuk ka patur thyerje që të vihet në pikëpyetje funksionimi i subjektit në përgjithësi. Kjo shpresoj është falë menaxhimit të liderit me strukturën me partinë dhe toleranca ndoshta ndonjëherë edhe e tepruar e tij rezulton që të mbajë strumbullarin e shumicës në subjekt ato që kanë ndjerë veten të pakënaqur dhe nuk kanë qenë të plotësuar me pritshmëritë e tyre që sidoqoftë kanë vendosur në fund janë ndarë, ose i janë bashkangjitur subjekteve të tjera ose kanë themeluar subjekt kështu që kjo është një arsye pse BDI nuk ka përjetuar çarje më të mëdha.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!