Ndarja nga jeta e të atit, Ditmir Bushati dedikim prekës: U shua drita udhëheqëse

schedule21:04 - 9 Gusht, 2020

schedule 21:04 - 9 Gusht, 2020

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për ndarjen nga jeta të babait të tij Sulejman Bushati.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bushati shpreh dhimbjen për këtë ngjarje të trishtë ndërsa kujton edhe shprehjen optimiste që i thoshte ai.

“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenti ynë!”, shkruan Bushati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!