Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të skulptorit Arben Bajo.
Berisha shkruarse Bajo luftoi me ditë të tëra në spital, ndërsa shprehet se atij nuk ia sigurua gjaku që i duhej për të fituar këtë betejë.
Ai i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të të ndjerit.
“Dielli nuk lindi sot per skulptorin e njohur Arben Bajo!
Te dashur miq, Covid 19 nderpreu parakohe krijimtarine dhe jeten e skulptorit te talentuar Arben Bajo, qe luftoi per dite te tera ne spital me semundjen e rende. Por atij ne sistemin e shpartalluar mjekesor i mungoi gjaku qe mund te ishte edhe shpetimtar, dhe ata qe leshojne sot pshertima hipokrizie per vdekjen e tij dhe qe udhetojne per vete me avion ne dispozicion me parate e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun qe i nevojitej Arbenit dhe nuk e derguan ne nje qender me te specializuar me sistem qarkullimi jashtetrupor qe edhe mund ti shpetonte jeten.
Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit te Arteve dhe njeri prej skulptoreve me te talentuar te gjenerates se tij. Veprat e tij te ekspozuara brenda dhe jashte vendi u çmuan dhe u vleresuan me interesin e merituar.
Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes dhe miqve e te afermve te te ndjerit Arben Bajo dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! Ngushellime!!”, shkruan Berisha./abcnews.al