Ndarja nga jeta e Sabri Ballës, telegram ngushëllimi nga presidenti i FSHF-së

schedule20:04 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 20:04 - 18 Dhjetor, 2020

Sabri Balla, ish-lojtari i Partizanit në periudhën 1984-1987, u nda nga jeta ditën e sotme dhe ky lajm ka pikëlluar familjarët e tij dhe tifozët e shumë të “demave”.

Në klubin e kuq ky lajm ka shkaktuar trishtim, ndërkohë që edhe FSHF ka reaguar përmes presidentit Armand Duka. Balla ka qenë edhe pjesë e moshave të kombëtares, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

“Në këto ditë të vështira, lajmi për një tjetër humbje, na trishton sërish. Humbja e Sabri Ballës, ish-futbollistit të Partizanit na ka krijuar një tjetër boshllëk.

Ai dha një kontribut të vyer në radhët e kësaj skuadre dhe ekipeve kombëtare të moshave, duke mbetur në mendjet e tifozëve. Nuk ju shkëput futbollit, derisa fati e ndau me të, përjetësisht. Qoftë i parajsës”, shkruan Duka në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!