“Ndarja nga jeta e mjeshtrit të madh të skenës dhe humorit”, Meta: Një lajm trishtues

schedule13:22 - 5 Prill, 2020

schedule 13:22 - 5 Prill, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shkodran, Gëzim Kruja. Një lajm trishtues për artin, shprehet Presidenti, ndërsa thekson se ndarja nga jeta e aktorit është një humbje e pazëvendësueshme.

Gjithashtu Meta shkruan se Kruja do të kujtohet gjithmonë si një prej firgurave më të dashura të skenës artistike.

Statusi:

“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues.

Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkruan Meta.