Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur të humorit shqiptar Koço Devole.
“Lamtumirë i shtrenjti Koço! U prehsh në paqe’, shkruan Rama krah fotos së Devoles.
Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai kishte rezultuar negativ në tamponin e parë, por gjendja e tij u rëndua edhe si pasojë e sëmundjes së leuçemisë. Pas një jave në intubim, Devole mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm./mv.abcnews.al
Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama