Ish-presidenti republikan amerikan George W. Bush nderoi ish-sekretarin e shtetit Henry Kissinger, duke thënë se Amerika kishte humbur “një nga zërat e saj më të besuar dhe më të dalluar në politikën e jashtme”.
Fakti që nga një refugjat që iku nga Gjermania naziste duke u shndërruar në kreun i diplomacisë amerikane dhe një formësues kryesor i politikës së jashtme të vendit, dëshmon për “madhështinë e tij si dhe madhështinë e Amerikës”, tha ish-presidenti në një deklaratë për shtyp.
Henry Kissinger, një figurë historike e diplomacisë amerikane, Sekretari amerikan i Shtetit gjatë udhëheqjes së presidentit Richard Nixon dhe Gerald Ford, vdiq në moshën 100-vjeçare.
/abcnews.al