Ndarja nga jeta e kampionit të aeronautikës, flasin miqtë e tij: Nuk vuante nga asnjë sëmundje

schedule08:44 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 08:44 - 9 Dhjetor, 2021

Pak ditë më parë, ndërroi jetë kampioni i aeronautikës Hizdri Gubetini. Hizdriu ishte instruktor, sportist i dalluar e kontribues i madh në fushën e tij. Miqtë e tij, Alket Islami dhe Fanol Shala, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shprehën se Gubetini nuk vuante nga ndonjë problem shëndetësor.

“E gjetën të pajetë në ambientet e një shtëpie ku po punonte në Suharekë, ishte mjeshtër i ndërtimit të oxhaqeve. Ai flinte aty dhe të nesërmen shkoi një miku jonë për t’i çuar ushqimin e gjeti të pajetë. Është një ngjarje e trishtueshme dhe na ka rënë si bombë”, tha Alketi.

Vetëm pak javë më parë, Hizdriu zuri vendin e parë në aktivitetin me të madh botëror që u mbajt në Turqi, i njohur si “Oludeniz Air Game Festival”. I pyetur nëse do të organizojnë aktivitete në nderim të tij, Alketi tha: “Është gjëja më e vogël që do të bëjmë, ne e kemi shumë shpejt javën tjetër.”

“Korça Open Air, mitingu përmbyllës dhe i kampionatit të 10-të. Ne ngrimë kampionatin, nuk do të zhvillohet etapa e fundit dhe të gjithë unanim vendosëm që të ngrijë me garën e Suharekës. Kupa do t’i jepet Hizdrisë.“, shtoi ai.

Krahas arritjeve, Fanoli e kujton për shpirtin e mirë që ai kishte. “Nuk ka lënë zemër të ndonjë piloti që nuk e ka prek. Ka qenë një prej njerëzve shtyllë të parashutizmit në kombin tonë. Që prej fillimeve të mia kam bërë shumë rrugë me ta dhe kujtoj shumë momente të mira siç kujtojnë dhe shumë pilotë me përvoja të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.“, tha Fanoli./abcnews.al

/abcnews.al