Ndarja nga jeta e Kadaresë, dy turistet gjermane në Gjirokastër: Duam të vizitojmë shtëpinë e tij muze

schedule12:56 - 3 Korrik, 2024

schedule 12:56 - 3 Korrik, 2024

Dy turiste gjermane rrëfejnë se mësuan për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare gjatë guidave nëpër Shqipëri.

Në një prononcim për ABC News nga Gjirokastra, njëra nga turistet tha se ka dëgjuar për shkrimtarin, i cili është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Ata theksuan se duan që të vizitojnë shtëpinë e tij muze në Gjirokastër.

“Kur shkuam në një librari në Tiranë, kishte një raft shumë të madh me librat. Na bëri shumë përshtypje se sa libra kishte shkruar. Kam lexuar për të, për kulturën shqiptare”, thanë mes të tjerash dy turistet./abcnews.al