Presidenti Barjam Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.
Begaj shprehet me hidhërim për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve!
“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve! Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, shkruan Begaj.