Ndarja nga jeta e Henry Kissinger, reagon Putin dhe Scholz

schedule10:52 - 30 Nëntor, 2023

schedule 10:52 - 30 Nëntor, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz nderoi të ndjerin Henry Kissinger, refugjatin me origjinë gjermane të Luftës së Dytë Botërore, i cili u bë sekretar i shtetit dhe ndërmjetësi i lartë diplomatik i SHBA-së gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Henry Kissinger vdiq të mërkurën, në shtëpinë e tij në Connecticut në moshën 100-vjeçare.

“Henry Kissinger formësoi politikën e jashtme amerikane si pak të tjerë. Angazhimi i tij për miqësinë transatlantike midis SHBA-së dhe Gjermanisë ishte i rëndësishëm dhe ai qëndroi gjithmonë pranë atdheut të tij gjerman.

Bota po humbet një diplomat të madh”, ka shkruar Scholtz në një postim në rrjetet sociale sot.

Kissinger lindi në një familje hebreje në Fürth, Bavari si Heinz Alfred Kissinger më 27 maj 1923. Ai mbërriti në Nju Jork në moshën 15 vjeçare pasi familja e tij u largua nga nazistët në vitin 1938.

Më vonë zbuloi se 13 nga të afërmit e tij kishin vdekur në Holokaust. Gjatë administratave të presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford ai dominoi si një nga përkrahësit kryesorë të politikës së detantimit, zbutjes së tensioneve me Rusinë.

Kritikët theksojnë se ai ishte një lojtar kyç në prapaskenat e politikës së jashtme amerikane, duke përfshirë mbështetjen e diktatorëve nga Amerika Latine në Azi.

Për vdekjen e tij, ka reaguar edhe presidenti rus Vladimir Puti, e cili e quajti Kissinger një burrë shteti të mençur dhe vizionar.

“Emri i Henry Kissinger është i lidhur ngushtë me një politikë pragmatike që na lejoi të arrijmë një paqe në tensionet ndërkombëtare dhe marrëveshje shumë të rëndësishme amerikano-sovjetike që kontribuan në forcimin e sigurisë globale,” tha Putin, në një mesazh ngushëllimi për të ndjerin.

“Kam pasur mundësinë të komunikoj personalisht shumë herë me këtë njeri të jashtëzakonshëm dhe padyshim që do të ruaj kujtimet më të miraprej tij”, shtoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!