Homazhet për Gerti Bogdanin, ish deputeti demokrat që u nda nga jeta mesditën e së mërkurës nga arresti kardiak, do të mbahen paraditen e së enjtes në sallën e seancave plenare në Kuvend.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.”, njofton Kuvendi.
Rreth orës 11.30, Bogdani është ndjerë keq teksa ishte duke qëndruar në barin e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Ish deputeti është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Politika shprehu ngushëllime për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta./abcnews.al