Ndarja nga jeta e Raphael Dwamena në fushën e lojës ditën e sotme, ku Egnatia po ndeshej ndaj Partizanit, ka pasur një impakt të gjerë duke sjellë edhe reagime të shumta.
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka reaguar gjithashtu në Instagram duke i shprehur ngushëllimet familjarëve.
“Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkruante braziliani Sylvinho./h.ll/abcnews.al