Ndarja nga jeta e babait të Hashim Thaçit/ Kurti: Do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij dhe dashurinë për vendin

schedule14:02 - 17 Mars, 2025

schedule 14:02 - 17 Mars, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.

Kurti tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar familjes Thaçi transmeton Klankosova.tv

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!