TyC Sports pretendon se përçarja mes Paris Saint-Germain dhe sulmuesit argjentinas Lionel Messi filloi më shumë se një vit më parë, kur parisienët u eliminuan në Champions League nga Real Madrid, dhe argjentinasi u sulmua nga tifozët.
Burimi beson se Messi, përkundër një ofendimi të rëndë nga tifozët, ka gjetur forcën për të vazhduar të veshë fanellën e klubit, por koha ka treguar se në fund ai nuk e harroi atë moment, dhe nuk e fali.
Dhe nuk ishte udhëtimi i Lionelit në Arabinë Saudite që shkaktoi ndarjen, ishte thjesht një një arsye për t’ju shpallur “luftë”. /G.D abcnews.al/

