Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndarja e PD, e projektuar”/ Ibsen Elezi: Bashkëpunim Berisha-Basha. Të dy kanë humbur mbështetjen në bazë

schedule23:41 - 25 Janar, 2024

schedule 23:41 - 25 Janar, 2024

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se ndarja e kësaj force poltike është e projektuar, me bashkëpunimin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se Berisha dhe Basha janë pjesë funksionale e njëri-tjetrit.

Sipas Elezeit, si Berisha, ashtu edhe Basha e kanë humbur mbështetjen në bazë.

“Po humbin pikë në mënyrë të vazhdueshme, që kur e kanë filluar. Që dhuna të ushtrohet në mënyrë të planifikuar, kjo nuk shkon. Kjo rrugë, as ata vetë nuk e dinë se ku shkon. Janë të pavetëdijshëm se ku do të arrijnë. Strategjia e mosindjes civile, fillon e krijon nga parlamenti deri në jetën e përditshme. Por këtyre nuk po iu përgjigjet njeri për strategjinë e mosbindjes civile, as për revolucionin. Nuk e di se çfarë duan të bëjnë këta. Këta e kanë filluar punën për të mos e gjetur gjuhën e përbashkët. Kam mbrojtur idenë se Berisha dhe Basha janë pjesë funksionale e njëri-tjetrit. Basha ka misionin e vet që do të bëjë dikush antiberishizmin si model dhe dikush antibashizmin si model. E kanë përdhunuar partinë në këtë formë. Këto luajnë një lojë, loja e maces me miun.

Ky është parim i pashkruar që ka të bëjë me moralin. Këto kapen pas elementëve teknikë. Basha, Berisha, të gjithë ata që janë aty, përveç një gare të barabartë në Partinë Demokratike, nuk ka bashkim të Partisë Demokratike. Kanë frikë të shkojnë te anëtarësia, edhe Berisha ka frikë. Këta janë armiq të votës. Këta nuk kanë trup ta pranojnë që vjedhin vota. Dëmi që i bëhet shoqërisë është i pallogaritshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!