Ndarja e parakohshme nga jeta e Hueyda El Saied, VIP-at shqiptar reagojnë të pikëlluar

schedule10:29 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:29 - 23 Nëntor, 2021

Lajmi se Hueyda El Saied ka vdekur ka prekur miq, kolegë dhe fansa të saj. 46-vjeçarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në një spital. Miku i saj, Bledi Strakosha shprehet i tronditur nga lajmi i trishtë: “Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot ? Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”

 

Rudina Magjistari, prezantuesja e njohu shkruan se: “O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste! ?? #hueydaelsaied #RIP”. ka shkruar Rudina Magjistari.

Irma Libohova ka publikuar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me balerinën. “Uh cfare dite e trishte!Sapo e lexova lajmin???Ky është chat-i fundit.U prehsh ne paqe e mira Huejda dhe pse s dua t’a besoj!”, shkruan ajo.

Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi bashkë me balerinën kur ishin të rinj. “Ishe e re dhe e doje jeten shume per te ikur kaq heret. U prehsh ne paqe Huejda…”, ka shkruar ai.

Isli Islami shprehet: “Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme.Na trishtove shumë…”

 

 

 

/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!