Ndarja e çmimeve ‘Los40 Music Awards’ në Spanjë, nominohen tre artistë shqiptarë

schedule15:06 - 16 Tetor, 2020

schedule 15:06 - 16 Tetor, 2020

Publikohet lista e të nominuarve në Los40 Music Awards, e ndër ta bëjnë pjesë edhe artiste shqiptarë.

Los40 njihet edhe si eventi më i rëndësishëm në industrinë e muzikës në Spanjë, ndërsa në rrjetin e tyre zyrtar janë publikuar të gjitha nominimet për Los40 Music Awards 2020.

Këto çmime ndahen në 3 kategori, Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.

Dua Lipa vitin e kaluar fitoi tre çmime ndërsa këtë vit u nominua në katër kategori si “Artistja e vitit”, “Albumi i vitit”, “Kënga e vitit” dhe “Video klipi i vitit”.

Ava Max u nominua për “Video klipin e vitit” me këngën “Kings and queens”.

Ndërsa Dj Regard bëri të ditur se u nominua si “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit kërcim”,  përmes një publikimi në Instagram l.k/abcnews.al