Ndarja e çiftit hollivudian, Kim dhe Kanye në “luftë” për vilën 60 milionë dollarëshe

schedule12:08 - 7 Janar, 2021

schedule 12:08 - 7 Janar, 2021

Kim Kardashian dhe Kanye ëest kanë një pasuri prej 2.2 miliardë dollarësh. Një nga pikëpyetjet më të mëdha në divorcin e tyre është se kush do ta marrë rezidencën prej 15.667 metra katrorë në Calabasas të Hidden Hills. Ylli i “Keeping Up ëith The Kardashians” dhe reperi blenë shtëpinë në 2014-ën.

Çifti hollivudian thuhet se po shkon drejt divorcit, dhe se Kim ka angazhuar avokaten e famshme Laura ëasser. “Kim dëshiron që divorci të finalizohet sa më shpejt. Bisedimet për një marrëveshje janë duke vazhduar. Kim po përpiqet që Kanye t’ja kthejë shtëpinë e Calabasas, sepse aty po qëndrojnë fëmijët.”, është shprehur një burim për Page Six.

Mënyra se si ishin: Kim Kardashian dhe Kanye West ndajnë një pasuri të kombinuar prej 2.2 miliardë dollarësh që dyshja mund të luftonte mes raporteve të një 'divorci të afërt'; parë së bashku 14 dhjetor 2019 në festën e 50-të të ditëlindjes së Sean 'Diddy' Combs në LA

Por ndërsa shkak i ndarjes supozohej se ishin problemet e shumta që kanë patur muajve të fundit çifti hollivudian, shumë shpejt vëmendja u përqendrua tek spekulimet se ndarja po vjen si shkak i tradhëtisë nga ana e reperit.

Megjithëse burime pranë çiftit kanë thënë se asnjëri nuk ka nisur të dalë me persona të tjerë, thashethemet kanë qenë të shfrenuara në lidhje me Kanye, pasi përflitet për një romancë të mundshme me blogerin dhe make up artistin, Jeffree Star. /abcnews.al/

Shtëpia e tyre: Dhe një nga pikëpyetjet më të mëdha në 'divorcin' e tyre të raportuar mund të jetë kush merr pallatin prej 15,667 metra katrorë në lagjen ekskluzive Calabasas të Hidden Hills

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!