Ndaluan eksportin e grurit, Ukraina ngre padi ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë

schedule08:54 - 19 Shtator, 2023

schedule 08:54 - 19 Shtator, 2023

Ukraina ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për ndalimin e njëanshëm të eksporteve të grurit. Këto ndalime, Ukraina i ka cilësuar “shkelje të detyrimeve të tyre ndërkombëtare”.

“Është thellësisht e rëndësishme për ne të dëshmojmë se shtetet anëtare nuk mund të ndalojnë importin e mallrave ukrainase. Kjo është arsyeja pse ne ngremë padi kundër tyre në OBT,” tha Julia Svyrydenko, zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës, në një deklaratë .

“Ndërkohë, ne shpresojmë që këto shtete të heqin kufizimet e tyre dhe nuk do të duhet të sqarojmë marrëdhëniet në gjykata për një kohë të gjatë. Ne kemi nevojë për solidaritet dhe mbrojtje të interesave të fermerëve.”

Padia, e paraqitur të hënën në mbrëmje përpara Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), vjen tre ditë pasi Komisioni Evropian arriti një marrëveshje me Kievin dhe hoqi kufizimet e përkohshme që kishte vendosur për drithërat ukrainas.

Ndalimet u miratuan për herë të parë më 2 maj dhe u zbatuan për pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian të vendosura në periferi të Ukrainës: Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria.

Këto vende bënë të ditur se rritja e papritur e sasisë së drithërave pa tarifa dhe me kosto të ulët nga Ukraina po ul çmimet për fermerët vendas duke bërë kështu dëm ekonomik.

Sipas kufizimeve, katër produkte bujqësore ukrainase, gruri, misri, dhe farat e lulediellit, lejohen transit nëpër pesë pikat lindore, por nuk mund të qëndrojnë brenda tregjeve të tyre për konsum të brendshëm ose ruajtje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!