Astronautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, në atë që duket një deklaratë që kundërshton luftën, shkruan BBC
Ata u pritën përzemërisht në bord, duke përshëndetur ekuipazhin e tyre amerikan, rus dhe gjerman. ISS është një projekt i përbashkët midis Rusisë, Amerikës, Kanadasë, Japonisë dhe disa vendeve europiane.
Ai udhëhiqet nga partneriteti midis SHBA-së dhe Rusisë që ka vazhduar për dy dekada pavarësisht tensioneve midis dy fuqive botërore.
Tre rusët do të fillojnë një mision që do të zgjasë pak më shumë se gjashtë muaj.
/abcnews.al