Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka dënuar veprimet e Rusisë pasi kjo e fundit ndërpreu furnizimin me energji për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën.
“Për fat të keq ky është lloji i hapit, lloji i furnizimeve me energji pothuajse armatuese, që ishte parashikuar,” u tha gazetarëve sekretarja e shtypit Jen Psaki në një konferencë.
Ajo shtoi se SHBA ka qenë në kontakt me liderët e dy vendeve në 24 orët e fundit. Psaki gjithashtu vuri në dukje se SHBA ka “punuar prej disa kohësh, prej muajsh, me partnerë në mbarë botën për të diversifikuar furnizimet me gaz natyror në Evropë”.
Ajo shtoi se shkëmbimi i të burgosurve më herët sot me Rusinë nuk ishte një tregues i një përparimi më të madh diplomatik.
Lirimi i amerikanit Trevor Reed “nuk e ndryshon qasjen tonë” ndaj luftës në Ukrainë, theksoi Psaki. /abcnews.al/