Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalohet Valter Bami/ Vëllai i Durim Bamit thyen masën e arrestit shtëpiak

schedule17:11 - 21 Shtator, 2025

schedule 17:11 - 21 Shtator, 2025

Valter Bami ka thyer masën e arrestit shtëpiak, teksa është kapur nga policia në një makinë ku ishte pasagjer.

Punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës së punës ka ndaluar një mjet tip Audi i drejtuar nga një shtetas dhe pasagjer ishte Valter Bami.

Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri.

Pas identifikimit të plotë nga Punonjësi i policisë rrugore të Elbasanit, ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bami.

Valter Bami, i cili është vëllai i Durim Bamit, akuzohet si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!