Autoritetet kineze u kanë kërkuar qytetarëve që të ndalojnë udhëtimin brenda dhe jashtë Wuhan, qyteti ku është përhapur virusi i cili u ka marrë jetën nëntë njerëzve deri më tani.
Ata që jetojnë në qytetin prej 8,9 milion banorë u është thënë gjithashtu që të shmangin turmat dhe minimizojnë qendrimet në sheshet publike.
Virusi është përhapur nga Wuhan në disa provinca kineze, si dhe në SHBA, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.
“Në thelb, mos shkoni në Wuhan. Dhe ata në Wuhan ju lutemi mos e lini qytetin”, tha zv / ministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Li Bin në një nga njoftimet e para publike që nga fillimi i shpërthimit të virusit.
Autoritetet gjithashtu pranuan se vendi ishte tani në “fazën më kritike” të parandalimit dhe kontrollit.
Ndërkohë, në Gjenevë, komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po takohet për të vlerësuar rreziqet globale të paraqitura nga virusi dhe të vendosë nëse ai duhet të shpallet një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik, siç ndodhi me gripin e derrit dhe Ebola.
Në fillim të kësaj jave, Kina konfirmoi se transmetimi nga virusi nga njeriu në njeri kishte ndodhur.
Virusi, i njohur gjithashtu si 2019-nCoV, kuptohet se është një lloj i ri i koronavirusit që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. Virusi Sars që vrau rreth 800 njerëz globalisht në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus./abcnews.al